“Prishtina Parking” pranon gati 5 mijë sms në ditë për parkime

Prishtina

“Prishtina Parking” pranon gati 5 mijë sms në ditë për parkime

Më: 6 maj 2023 Në ora: 19:42
“Prishtina Parking”

4800 sms dërgohen në ditë në “Prishtina Parking” për parkimin e veturës në zonat ku i menaxhon kjo ndërmarrje publike e kryeqytetit.

800 vijnë vetëm nga rruga “Fehmi Agani” në lagjen “Qafa”, e 4000 të tjerat nga Ulpiana e “Rruga “B”.

Kështu tha në emisionin “Ju flet Prishtina”, Artan Mullarama, drejtor operativ në “Prishtina Parking”.

Sipas tij, mbi 800 sms vijnë nga rruga “Fehmi Agani” e cila gjendet në Zonën 1, apo “Qendër”, ndërsa mbi 4000 sms vijnë nga Zona 2, apo nga rrugët “B” e “C” dhe nga Ulpiana.

Çmimi për një orë parkim veture në Zonën Qendër është 1 euro ora, ndërsa për Zonën 2 është 50 cent. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat