Kadare pritet nga Kurti në Panairin e Librit

Prishtina

Kadare pritet nga Kurti në Panairin e Librit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 15:09
Foto nga takimi

Mes shumë vizitorësh në Panairin e Librit në Prishtinë, gjatë ditës së sotme i pranishëm ka qenë edhe shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare.

Kadare është pritur nga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Kulturës Hajrulla Çeku dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ismail Kadare ka qenë i pranishëm në ditën e parë të Panairit të Librit në Prishtinë, në këtë panair shkrimtari i njohur është i ftuar nderi.

Admirues të krijimtarisë së tij letrare kanë pasur mundësi ta takojnë sot shkrimtarin e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat