Lordi britanik Paddy Ashdown shpallet qytetar nderi i Prishtinës

Prishtina

Lordi britanik Paddy Ashdown shpallet qytetar nderi i Prishtinës

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 19:51
Lordi britanik Paddy Ashdown

Komuna e Prishtinës i ka ndarë titullin "Qytetar Nderi i Prishtinës", Lordit britanik Paddy Ashdoën, për kontributin e tij në luftën për drejtësi dhe pavarësinë e Kosovës. 

Ceremonia është organizuar në 24 vjetorin e çlirimit të Prishtinës.

Paddy Ashdown ishte udhëheqës, diplomat dhe luftëtar i drejtësisë, i cili ndikoi thellë në peizazhin politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kosovë. Ai kundërshtoi veprat mizore dhe përkrahu pavarësinë e Kosovës që në vitin 1996. Duke dëshmuar në gjykatën ndërkombëtare të Hagës dhe mbështetur intervencionet e NATO-s, ai u bë zëri i drejtësisë për Kosovën.

E meqë Lordi Ashdown nuk jeton më, na nderon me praninë e saj në sallë, e ardhur enkas në Prishtinë për ta marrë titullin në emër të tij, e bija e Lordit Ashdown, zonja Katherine Theurel. Le të përkujtojmë gjithmonë dëshmorët dhe heronjtë e atdheut tonë”, thuhet në një njoftim të komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat