Qytetarët: Kushdo që e ndjen veten të shëndoshë, të jap gjak

Prishtina

Qytetarët: Kushdo që e ndjen veten të shëndoshë, të jap gjak

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 19:41
Pamje

Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut u shënua edhe në Kosovë.
 

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë sot nisi aksioni për dhurimin e gjakut.

Këtij aksioni iu bashkua numër i shumtë i qytetarëve, derisa u bë thirrje për dhurim të gjakut.

Doktoresha Hedije Mahmutaj u shpreh se përveç ditës së sotme, në tërë vendin, bëjnë çdo ditë organizime për dhurim të gjakut.

Feride Hasani, e cila është dhuruese e rregullt e gjakut që 20 vjet, u shpreh se e ndien veten mirë kur dhuron gjak.

Me rastin e Ditës Botërore të dhurimit të gjakut, Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ka organizuar Javën e dhurimit të Gjakut, e cila ka nisur nga data 11 deri më 18 qershor në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ndryshe, dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet nga viti 2004 dhe ka për qëllim  dhurimin e gjakut për të shpëtuar jetë e atyre në nevojë.

 Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”. Mesazhi thekson kontributin thelbësor që dhuruesit e gjakut japin për të mbajtur botën pulsuese, duke shpëtuar jetë dhe duke përmirësuar shëndetin e të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat