“Prishtina Parking” me Rregullore të re, Havolli tregon detajet

Prishtina

“Prishtina Parking” me Rregullore të re, Havolli tregon detajet

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 09:39
“Prishtina Parking”

Kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka thënë se draftimi i Rregullores së re ka marr një kohë të gjatë, kjo pasi janë bërë disa analiza lidhur me problemet që ekzistojnë.

Sipas tij, Rregullorja e re e cila pritet që të hyjë në fuqi gjatë muajve korrik-gusht të këtij viti, do të i’u mundësojë banorëve rezidentë që automjetin e parë ta kenë pa pagesë.

Poashtu ai sqaroi se kjo Rregullore do të ofrojë shërbime sa më cilësore edhe për banorët rezidentë, por edhe për pjesën tjetër të kryeqytetit.

Havolli shtoi per Eo se nga analizat që janë bërë dhe statistikat që i kanë mbledhur nga tereni, del që problemet me të cilat janë duke u përballur banorët sa i përket parkingjeve.

“Procesi i draftimit të rregullores së re ka marr një kohë mjaftë të gjatë sepse kemi pasur nevojë ne si ndërmarrje që ti kemi disa analiza me konkrete lidhur me problemet të cilat ekzistojnë në zonat rezidenciale”.

“Të gjitha zonat rezidenciale janë të mbi ngarkuara nga prezenca e automjeteve, por ne si ndërmarrje kemi venë një mbledhje të statistikave dhe kemi krahasuar se cilët janë të banorëve rezidentë dhe të cilat janë automjete e zonave për rreth të cilave nuk ju takon të parkohen në ato zona. Kemi konstatuar se problemi është i zgjidhur pothuajse në secilën lagje të kryeqytetit”, tha ai.

Ai tha se ndërmarrja publike ka bërë edhe vlerësimin lidhur me qëndrueshmërinë financiarë të cilën mund ta ketë në momentin kur bëhet eliminimin i pagesës nga banorët rezident.

“Si rezultat i kësaj ne kemi bërë edhe një vlerësim në lidhur me qëndrueshmërinë financiarë të ndërmarrjes në rast se bëhet edhe eliminimi i pagesës nga banorët rezidentë dhe këto analiza financiare tregojnë që ndërmarrja nuk duhet ti inkasonte, nëse i referohemi të hyrave të viti të kaluar rreth 360 mijë euro nga kjo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat