Paralajmërohen gjoba për ata që vendosin njoftime në hapësirat publike

Prishtina

Paralajmërohen gjoba për ata që vendosin njoftime në hapësirat publike

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Njoftime të ndryshme për shitjen e banesave, lokaleve por edhe ato mortore hasën në çdo rrugë të kryeqytetit. Ato vendosen në drunj e shtylla elektrike, por edhe në hapësira tjera publike. Qytetarët thonë se mungojnë tabelat ku mund të vendosën njoftimet. Ndërkohë, në Komunën e Prishtinës thonë në sheshet e Prishtinës, kanë vendosur tabela në të cilat mund të vendosen njoftimet dhe se do të vazhdojnë t’i vendosin edhe në vende tjera publike.

Nga drejtoria për shërbime publike në Prishtinë, thonë se ata që nuk i respektojnë hapësirat publike mund të gjobiten.

Zyrtarja nga Drejtoria për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, Mevlude Zejnullahu tha se shpalljet nuk duhet të vendosen në hapësira publike, pasi janë pllakatat të vendosura në kryeqytet, por nuk janë të shfrytëzueshme nga qytetarët.

Zejnullahu: Ka pllakata mjaftueshëm për shpallje por nuk janë të shfrytëzueshme

“Në sheshet e kryeqytetit të Kosovës janë të vendosura disa pllakata të mermerit të cilat janë të destinuara që qytetarët të vendosin njoftime të ndryshme të tyre, p.sh për shitje të banesave, lokaleve afariste, shpallje për vende pune dhe shpallje mortore dhe shumë njoftime të tjera, por fatkeqësisht qytetarët nuk po i shfrytëzojnë ato pllakata por po i vendosin në hapësira të ndryshme publike, aty po mendojnë se mundë t’i shohin më lehtë”, tha Zejnullahu.

Qytetari Xheladin Tapallari thotë se duhet të ketë pllakata të mjaftueshme dhe të mos praktikohet që njoftimet të vendosen nëpër drunjtë dhe shtylla të qytetit.

Tapallari: Propozojë të ketë vende të caktuara që qytetarët të informohen

“Duhet në vende të caktuara që njerëzit të dinë të orientohen dhe të informohen sikur që është në Prizren, të jenë tabelat në të cilat bëhen shpalljet,,,,Kryesisht në vende ku po frekuentohen më shumë e mos të praktikohet nëpër shtylla nëpër drunjtë", tha Tapallari

Ismet Ferati tha se në kryeqytet nuk ka parë ndonjë pllakatë për shpallje mortore dhe duhet të shtohen në çdo qytet të Kosovës, në një kohë sa më të shpejt.

Ferati: Kryeqyteti nuk ka pllakata për shpallje mortore

“Mendoj që do të ishte ide më e mirë një vend i posaçëm ku vendosen, sepse e di që është më mirë afër shtëpisë ku e shohin krejt, mirëpo një vend i posaçëm do të ishte më mirë për këto shpallje mortore" tha Ferati.

Edhe Rexhep Krasniqi ka të njëjtin mendim se në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për njoftime. Ai propozon që të gjitha njoftimet ta kanë vetëm një vend për t’u vendosur.

Krasniqi: Njoftimet duhet të vendosen vetëm në një vend

“Duhet një vend i caktuar për këto shpallje, jo në çdo vend deri tek pemët e rrugës vendosen. Unë propozoj të ketë një vend të caktuar qyteti, nuk e di që ka ndonjë vend në Prishtinë, nuk e kam parë. Njoftimi është më i mirë në një vend“, tha Krasniqi.

Sipas Zejnullahut, drejtoria për shërbime publike do të sigurojë hapësira për të gjitha shpalljet edhe për shitje të banesave, konkurse pune ato mortore dhe çdo informatë tjetër e nevojshme për qytetarët.

Zejnullahu: Gjoba për qytetarët të cilët nuk i respektojnë hapësirat publike

“Për ne është e rëndësishme si drejtori e shërbimeve publike të ofrojmë vende të posaçme që të vendosin thirrje të ndryshme të cilat për një pjesë tjetër janë të rëndësishme. Në të ardhmen planifikojmë që tabela tjera t’i vendosim në hapësira tjera publike, ku qytetarët mund t’i marrin informata ,mirëpo mos të harrojmë që edhe rrjetet sociale e kanë bërë të veten ....02:18 Në kuadër të kryeqytetit e kemi edhe institucioni i cili i trajton këto raste dhe mundet me i gjobitë qytetarët të cilët nuk i respektojnë hapësirat publike”, shtoi Zejnullahu.

Sipas qytetarëve në kryeqytet nuk ka mjaftueshëm pllakata për shpallje të ndryshme të qytetarëve dhe është e nevojshme të vendosen në çdo hapësirë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat