Këta janë personat që u sulmuan sot duke u kthyer nga Prishtina

Prishtina

Këta janë personat që u sulmuan sot duke u kthyer nga Prishtina

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 22:15
Ilustrim

Mediat raportuan sonte për një rast të sulmit që ka ndodhur sot në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku një zyrtare policore dhe një avokat janë sulmuar fizikisht nga katër persona.

Rasti është denoncuar nga vet viktimat dhe si rezultat të dyshuarit kanë rënë në prangat e Policisë.

 Policja që u sulmua është Verlindë Memeti, ndërsa avokati që ndodhej bashkë me të në veturë është Taulant Ismajli, raportoi sinjali , ata ishin cak i sulmit, për motive akoma të panjohura.

Avokati Ismajli është kontaktuar për të marrë versionin e tij, por i njëjti ka refuzuar kategorikisht që të prononcohet lidhur me rastin, duke mos e thënë asnjë detaj për atë që ka ndodhur dhe raportin e tij me policen në fjalë.

M’fal…jo jo, nuk muj. Po më vjen keq. Kurgjo s’muj mu deklaru. S’ka konfirmim”, tha shkurt Ismajli.

Mehmeti dhe Ismajli janë ndalur papritmas teksa ishin duke lëvizur me veturën e tyre, kur katër të dyshuarit filluan sulmin fillimisht duke goditur veturën e më pas edhe ata.Në bazë të informacioneve të para, të dyshuarit i kanë sulmuar fizikisht ata, duke përdorur edhe mjete të forta dhe për pasojë iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitet përkatëse janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur ‘i prangosin të dyshuarit, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dëmtimi ose asgjësimi i pronës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat