KRU “Prishtina” njofton se do të ketë reduktime të ujit në disa zona të kryeqytetit

Prishtina

KRU “Prishtina” njofton se do të ketë reduktime të ujit në disa zona të kryeqytetit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 21:18
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë reduktime të ujit të pijshëm, në disa zona të Prishtinës.

Në njoftim bëhet e ditur se reduktimet do të ndodhin nga ora 16:00 deri në orën 22:00.

“Jemi të detyruar të aplikojmë reduktime të ujit në disa zona: Lagjja Qëndresa, lagjja Nic, pjesa e Veternikut kah Rezonanca, lagjja Qershia me reduktim nga ora 16:00-22:00”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se nëse vazhdon rritja kërkesës për ujë, reduktime do aplikohen edhe për zona tjera, përcjell Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë se sot, kërkesa për ujë të pijshëm është rritë jashtëzakonisht shumë, me ç’rast pavarësisht trajtimit të ujit për pije me kapacitet maksimal, uji nuk po arrinë në disa pika furnizuese. Nëse vazhdon kjo rritje e kërkesës për ujë, reduktime do aplikohen edhe për zona tjera. Kemi potencuar e ritheksuar se reduktime nuk do të ketë vetëm nëse nuk keqpërdoret uji, gjë që sot keqpërdorimi ka arritë kulmin e papërgjegjësisë. Të vetëdijësohemi për përdorim të drejt të ujit”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat