Rama për Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë: Do të nxitë qytetarët për aktivitet në natyrë

Prishtina

Rama për Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë: Do të nxitë qytetarët për aktivitet në natyrë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se këtë të premte e kanë përuruar Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë.

Rama potencoi se shumë shpejt do të publikohet edhe faqja zyrtare e Gërmisë, ku do të mund të shkarkohet harta digjitale, për informata për aktivitetet sportive, kulturore e të tjera.

Këtë të premte me 23 Qershor e përuruam Rrjetin e Shtigjeve të Gërmisë, me theks në Kioskën Malore ku është vendosur Harta dhe informacioni i duhur për Gërminë”, shkroi Rama.

“Së shpejti lansohet edhe Faqja Zyrtare e Gërmisë ku do të mund ta shkarkoni edhe hartën digjitale, përfshirë rrjetin e shtigjeve aktive por edhe info për aktivitetet tjera sportive, kulturore dhe bota e gjallë.

“Shtigjet dhe pasuria e Gërmisë do të publikohet edhe në rrjetet ndërkombëtare konform parametrave të sigurisë dhe sinjalistikës (në shenja janë të vendosura edhe numrat e emërgjencës dhe Kërkim-Shpëtimit malor) @klubialpinprishtina e realizoi ndërsa #DrejtoriaeHapësiravePublike dheParqeve dhe @procreditbankkosova e përkrahën dhe mbikëqyrën çdo komponentë të projektit, duke vënë standard të punës, cilësi, komunikim dhe transparencë”.

Nëpërmes këtij realizimi Komuna e Prishtinës thotë se u qëndron afër qytetareve dhe nevojave të tyre, duke nxitur kështu aktivitet në natyrë, gjithnjë duke u mbështetur në shtigje të sigurta malore dhe të ardhme rekreative/turistike.

Parku dhe Mali i Gërmisë është vlerë e çmuar për gjithë vendin, ndërsa subjektet e vrapimit, çiklizmit dhe ecësit të cilët kanë aktivitete të rregullta në park na japin shembuj konkret të raportit njeri – natyrë, në dobi të shëndetit, ambientit dhe mirëqenies”.

Projekti përmban:

60 km gjatësi të ndara në 11 shtigje të veçanta:

Shtegu i Shëndetit

Shtegu Familjar

Shtegu i Ariut

Shtegu Rrezja

Shtegu i Liqenit

Shtegu i Çiklizmit

Qasja në Mramor

Shtegu i Sofalisë

Shtegu i Lugmirit

Shtegu Artan Venhari

Shtegu Erida Kurshumlija

Gjithashtu janë të vendosura edhe Kioskat Malore dhe Sinjalistika nëpër gjithë rrjetin duke e bërë të qasshëm dhe të sigurt për vizitorët. Duhet theksuar kujdesi i jashtëzakonshëm i Drejtorisë së Hapësirave Publike dhe Parqeve për Zonën e Mbrojtur dhe vet Masivin e Gërmisë; prandaj për çdo veprim apo aktivitet duhet kontaktuar stafin e kësaj Drejtorie”.

Pavarësisht përurimit ne jemi duke vazhduar me përmirësim dhe shënim të rrjetit, gjithnjë me ndihmën e shumë miqve të sportit, natyrës dhe qytetit të Prishtinës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat