50 euro për adoptimin e qenit/ Kuvendi i Prishtinës e mori vendimin, së shpejti nis zbatimi

Prishtina

50 euro për adoptimin e qenit/ Kuvendi i Prishtinës e mori vendimin, së shpejti nis zbatimi

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 16:01
Komuna e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me shumicë votash, 26 këshilltarët e kuvendit komunal miratuan propozimvendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 (një) qen apo më shumë.

Shuma e propozuar është 50 euro në muaj.

“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve” – deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.

Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.

“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit” – deklaroi drejtori Fushtica.

Shumë shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat