Prishtina ndalon shitjen dhe therjen e kurbanëve në rrugë e hapësira publike

Prishtina

Prishtina ndalon shitjen dhe therjen e kurbanëve në rrugë e hapësira publike

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 18:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e inspektoratit të Kryeqytetit sot ka zhvilluar një aksion në terren ku ka ndaluar shitjen, therjen e kurbanëve dhe shpezëve në kushte jo të përshtatshme higjienike në rrugë e hapësira të tjera publike.

Florian Dushi, drejtor i inspektoratit, tha se ky proces lejohet vetëm në thertore të licencuara nga institucionet përkatëse, ndryshe, të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të tilla në vende të palicencuara ose hapësira publike do të gjobiten.

“Duke vlerësuar lart respektimin e një riti fetar në prag të festës së Kurban Bajramit nga ana e qytetarëve tonë, për shkak edhe të traditës sonë të shpërndarjes së mishit tek miqtë dhe familjarët, kemi kërkuar që therja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në thertore të licensuara, për shkak se ambienti në të cilin thereshin bashkë me temperaturat e larta, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve që ushqehen por edhe për ata që iu shpërndahet”, ka deklaruar Dushi.

Aksion të njëjtë inspektorët do të realizojnë edhe nesër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat