Rama pas shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës: U kthye vullneti i qytetarëve

Prishtina

Rama pas shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal të Prishtinës: U kthye vullneti i qytetarëve

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 20:45
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reagaur pas shkarkimit të Fehmi Kupinës nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Rama tha se u kthye vullneti i qytetarëve ndërsa shtoi se një akt i tillë ishte i domosdoshëm “si mesazh për të gjithë ata që interesat personale i vendosin para interesave të përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës.”.

Tutje ai përgëzoi asambleistët të cilët siç tha ai, “rikonfirmuan shumicën demokratike qeverisëse, të cilët me votë të lirë anuluan vendimet e seancës së kundërligjshme të 8 qershorit.”

Sot, Kuvendi komunal i Prishtinës, me 27 vota pro, shkarkoi kryesuesin e Kuvendit komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina pasi i njëjti dha dorëheqje nga LDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat