Moti i ligë në Prishtinë, Përparim Rama del me apel për qytetarët

Prishtina

Moti i ligë në Prishtinë, Përparim Rama del me apel për qytetarët

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me një apel për qytetarët e Prishtinës pasi kryeqyteti pasditen e sotme është përfshirë nga moti i ligë.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe erëra të forta kanë bërë që në shumë rrugë të kryeqytetit të vështirësohet qarkullimi, si pasojë e ujit të grumbulluar. Ndërsa, erërat kanë rrëzuar edhe disa drunj në qytet.

Era e fortë ka rrëzuar edhe kulmin e një objekti në Bregu i Diellit.

Si pasojë e situatës së krijuar ka reaguar kryetari i Prishtinës i cili ka apeluar te qytetarët që të reduktojnë lëvizjet.

“Ju bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjete, dhe të mos dalin nëse nuk është e domosdoshme, për shkak të kushteve atmosferike”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se ekipet emergjente janë në terren dhe në gatishmëri t’u dalin në ndihmë qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat