​Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta në Prishtinë, intervenim në 13 raste

Prishtina

​Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta në Prishtinë, intervenim në 13 raste

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:19
Foto ilustrim

Ekipet e drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Brigadën profesionale të Zjarrfikësve, punëtorët e ndërmarrjes publike komunale "Hortikultura" dhe policinë kanë intervenuar në zona të ndryshme të kryeqytetit për të sanuar dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut që preku gjatë ditës.

Komuna nëpërmjet një komunikate ka falënderuar ministrin e Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj, për shprehjen e gatishmërisë për të na ndihmuar në rast nevoje.

Punët janë duke vazhduar ende dhe deri tani këto ekipe kanë intervenuar në 13 raste të ndryshme, në pastrimin e rrugëve nga degët dhe pemët e rrëzuara nga stuhia, largimin e kulmeve të dëmtuara e po ashtu kanë larguar ujërat nga oborret e shtëpive të disa qytetarëve. Do të qëndrojmë pranë qytetarëve për t'iu ndihmuar aty ku kanë nevojë.

Jemi duke punuar intensivisht që të pastrojmë gjithë zonat e prekura nga shiu i rrëmbyeshëm që ra gjatë ditës. Falënderoj të gjithë të angazhuarit, zjarrfikësit, policët e punëtorët e palodhshëm të ndërmarrjes publike komunale "Hortikultura". Lus qytetarët që të thërrasin pa pagesë në numrat e telefonit 0800 122 33 dhe 0800 122 44 dhe të na informojnë për dëmet që mund të kenë pësuar nga stuhia e shiut". - ka deklaruar Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në kryeqytet”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat