Prishtina Parking po intervenon në tërheqjen e ujërave nga hapësira e lagjes që menaxhojnë në Prishtinë

Prishtina

Prishtina Parking po intervenon në tërheqjen e ujërave nga hapësira e lagjes që menaxhojnë në Prishtinë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 21:32
Prishtina Parking

Prishtina Parking ka njoftuar se janë duke intervenuar në tërheqjen e ujërave nga hapësira e lagjes që menaxhohet nga ata në Komunën e Prishtinës

Ata kanë thënë se janë të vetëdijshëm se problemi duhet të sanohet në ujëmbledhës dhe këtë siç thanë, do ta realizojnë në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse.

“Intervenime emergjente nga Prishtina Parking në tërheqjen e ujërave të mbledhura pas rreshjeve të sotme në Kryeqytet”, thuhet në njoftim.

“Pas eliminimit të rreziqeve nga ekipet e Komunës së Prishtinës në parking, kontraktorët tanë janë duke intervenuar në tërheqjen e ujërave nga hapësira e lagjes që menaxhohet nga Prishtina Parking”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat