Digjet një banesë në Ulpianë, KEDS dhe zjarrfikësit në vend të ngjarjes

Prishtina

Digjet një banesë në Ulpianë, KEDS dhe zjarrfikësit në vend të ngjarjes

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Henri Dynant” në Ulpianë.

Media raporton se rasti është lajmëruar diku rreth orës 22:20.

Njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë lokalizuar banesën që po digjej në katin e dytë të një kompleksi banesor.

Për fat të mirë, nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por nuk ka pasur nevojë për intervenim.

Në anën tjetër, KEDS ka ndalur energjinë elektrike për të evituar incidente të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat