9 sportele për menaxhimin digjital të radhëve në Qendrën për Shërbim

Prishtina

9 sportele për menaxhimin digjital të radhëve në Qendrën për Shërbim

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:25
Sportele

Komuna e Prishtinës njoftoi se ka nisur menaxhimi digjital i radhëve në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

Në njoftimin e publikuar të enjten në Facebook, u njoftua se 9 sportele do të jenë në dispozicion.

Shërbimet do të mund të realizohen nga ora 08:00 deri në 16:00.

“Duke u bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve, çdo qytetar që do të kërkojë shërbim në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, do të nxjerrë tiketën nga sistemi për menaxhimin e radhëve. Këtë shërbim mund ta realizojnë nga ora 08:00 – 16:00 gjë që do t’ua mundësojë shërbime më të shpejta dhe efikase”, thuhet në njoftimin e faqen e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat