Përparim Rama sqaron “50 eurot” për atë që adopton një qen endacak

Prishtina

Përparim Rama sqaron “50 eurot” për atë që adopton një qen endacak

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 06:34
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në DPT te Fidani e ka sqaruar në detaje çështjen e shumës prej 50 euro për një qen endacak, temë kjo shumë e përfolur.

Rama ka thënë se sipas matjeve që janë bërë, në kryeqytet janë diku nga 3 mijë deri në 3500 qenë endacakë.

Ai ka thënë se duhet të eleminohet problemi me qentë endacakë dhe potencon se kanë menduar si ide që qytetarët mund të adaptojnë nga një qen endacak.

Rama thotë se në kryeqytet jetojnë 100 mijë familje, dhe se për të eleminuar qentë endacak duhet që 3 mijë familje të adaptojnë nga një qen endacak, ku pas nënshkrimit të kontratës me Komunën, përfitojnë nga 50 euro në muaj.

Por Rama thotë se në momentin që e adapton një qen, me të vjen edhe përgjegjësia. Ai thotë se nëse ai qen që është adaptuar gjendet përsëri në rrugë, do të ketë gjobë nga 1 mijë deri në 5 mijë euro.

“ . Në bazë të analizave të organziatave joqeveritare, që kanë bërë numërimin e qenve endacakë. Është numri 3000 deri 3500 qenë endacakë në kryeqytet. Vitin e kaluar kemi bërë investimin më të madh, për ta sanuar këtë problem me qenë endacakë, meqë ka në cdo qoshe.

Duhet të eleminohet fenomeni I qenve endacakë. Duhet em marrë përgjegjësi. Por ti nëse e ke mundësinë, me e marrë një qen, me e adoptu. Nënshkruan kontratë me kryeqytetin.

50 euro vjen si një analizë e tërthortë e Kostos”, ka thënë Rama.

"Në Prishtinë janë 100 mijë familje. Neve na duhen 3 mijë familje që e nënshkruajnë kontratën me e adoptu ka një qenë dhe marrin përgjegjësië për qenin që e adaptojnë.

Por nëse ai qenë gjendet pastaj në rrugë, pason gjoba prej 1 mijë deri në 3 mijë euro, që s’e mbajnë qenin në kushte që janë pajtu me e mbajt”, ka thënë Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat