KRU Prishtina: S’ka ujë pa paguar faturat, nesër nis aksioni i shkyçjes

Prishtina

KRU Prishtina: S’ka ujë pa paguar faturat, nesër nis aksioni i shkyçjes

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, ka njoftuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

KRU Prishtina thekson se nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kompania ka një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.

“Nga dita e nesërme, 19 korrik 2023, duke filluar nga ora 10:00 do të rifillojmë me aksion intensiv me disa ekipe të shkyçjes, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha.

Nesër, me asistencë të Policisë së Kosovës, shkyçjet do realizohen në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës”,, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat