Banorë të “Rrugës C” protestojnë sot: Jemi dëmtuar shkaku i bllokimit të kanalizimit

Prishtina

Banorë të “Rrugës C” protestojnë sot: Jemi dëmtuar shkaku i bllokimit të kanalizimit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 10:31
“Rruga C”

Disa banorë të “Rrugës C” në Prishtinë kanë paralajmëruar protestë me arsyetimin se janë dëmtuar shkaku i bllokimit të kanalizimit kryesor në këtë rrugë.

Sipas tyre, i gjithë kompleksi është duke kundërmuar nga ujërat e zeza dhe çdo ditë e më shumë është duke u rënduar gjendja.

“Ne si banorë jemi shumë të revoltuar pasi që tash e 19 ditë nuk na është bërë zgjidhje dhe nuk kemi asnjë informatë nga organet kompetente”, thuhet në paralajmërim.

“Ne po ju njoftojmë që sot nga ora 17:30 si banorë të kompleksit A11 jemi organizuar që në formë demokratike ta shfrytëzojmë të drejtën e protestimit dhe të bëjmë thirrje në organet kompetente për zgjidhje të këtij problemi”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat