Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Prishtina

Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njoftoi të enjten se është arritur që të parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit, oficerët korrektues gjatë bastisjes së zonave të brendshme të perimetrit rrethues dhe gjatë kontrollimit, tek zona gashtë është  vërejtur një qese e zezë e dyshimtë, e cila ishte në pjesën e epërme të murit të qendrës.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç‘rast kanë lokalizuar qesen e dyshimtë dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë katër telefona Iphone me kamerë pa kartelë, një telefon Samsung me kamerë pa kartelë; një telefon NOKIA pa kartelë; dy koka mbushëse; dhe gjashtë kabllo mbushëse”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat