“Lagja e të pasurve” prin me kyçjet ilegale në ujësjellës

Prishtina

“Lagja e të pasurve” prin me kyçjet ilegale në ujësjellës

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:14
Veternik

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” ka bërë një njoftim lidhur me kyçjet ilegale në rrjeti e saj.

Sipas këtij njoftimi është lagja Veternik që prinë me këtë shkelje.

“Dhjetëra kyçje ilegale u zbuluan sot në rrugën ” Dajti” lagjen Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e furnizimit me ujë një Autosaloon në Veternik. Sapo u shkyç nga shërbimet e ujit lagjja Ana në Veternik”, thuhet në njoftim.

“Vazhdojmë me zbulimin e kyçjeve tjera ilegale në lagjen Veternik. Ja pse rrezikohet furnizimi me ujë, nga keqpërdoruesit që ujin që është më së liri, e shfrytëzojnë ilegalisht, aq më tepër një lagje ku, jo çdokush mund të blejë shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat