Tregu i Gjelbër i përkohshëm, rrënohen shtëpizat në Prishtinë

Prishtina

Tregu i Gjelbër i përkohshëm, rrënohen shtëpizat në Prishtinë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 15:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se ka nisur rrënimi i shtëpizave për të krijuar një hapësirë për Tregun e Gjelbër të përkohshëm.

Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se pas rrënimit të shtëpizave do të vazhdojnë me realizimin e projektit të madh.

“Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë”, ka shkruar Rama në Facebook. 

Shkrimi i plotë i tij:

Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë.

Drejtoria e Inspekcionit - Komuna e Prishtinës

Florian Dushi

#prishtinapraktike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat