Ndodhi në Prishtinë: Konsumatori kapet duke i vjedh ujin fqinjit mërgimtar

Prishtina

Ndodhi në Prishtinë: Konsumatori kapet duke i vjedh ujin fqinjit mërgimtar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 17:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë publik një rast keqpërdorimi, ku një banor i një ndërtese i ka vjedhur ujin për shërbim, fqinjit të tij, i njëjti i cili nuk jeton në Kosvovë.

Rastin e kanë zbuluar inspektorët e kompanisë.

"Edhe kjo ndodhë

Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vjedhte ujin një konsumatori tjetër (fqinjë) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë.

Andaj, keni kujdes sepse edhe kjo mund të ju ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat