Prishtina Parking me më pak kontrolla në terren, shkaku temperaturave të larta dhe ruajtjes së shëndetit të kontrollorëve

Prishtina

Prishtina Parking me më pak kontrolla në terren, shkaku temperaturave të larta dhe ruajtjes së shëndetit të kontrollorëve

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:07
Foto ilustrim

Kryeshefi Ekzekutiv i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli njofton se nesër do të operohet me kapacitete të kufizuara.

Ky vendim është për të ruajtur shëndetin e punonjësve të ndërmarrjes përgjatë orëve të cilat karakterizohen me temperatura tejet të larta.

Njoftimi i plotë:

Ndërmarrja Prishtina Parking i njofton të gjithë klientët se operimet në terren përgjatë ditës së nesërme janë të kufizuara.

Ky vendim është për të ruajtur shëndetin e punonjësve të ndërmarrjes përgjatë orëve të cilat karakterizohen me temperatura tejet të larta.

Megjithatë në parkingjet me laura si dhe në zyrat qëndrore të ndërmarrjes operimet do të vazhdojnë pa kufizime.

N.P.L. Prishtina Parking iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të realizojnë pagesat me SMS, Aplikacion ose bileta fizike sepse përkundër kufizimeve në operime, kontrolla do të ketë përgjatë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat