Rrëzohet lisi në Prishtinë, bllokohet rruga ”Rexhep Luci”

Prishtina

Rrëzohet lisi në Prishtinë, bllokohet rruga ”Rexhep Luci”

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Rruga ”Rexhep Luci” në Prishtinë është bllokuar përkohësisht për shkak të rrëzimit të një lisi.

Media ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kjo rrugë është bllokuar dhe nuk mund të kalohet.

Jemi në pritje të përgjigjes së Policisë së Kosovës, të cilëve u kemi dërguar pyetje për të mësuar se a ka ndonjë të lënduar.

Komuna e Prishtinës kohë pas kohe ka bërë largimin e dorinjve të vjetër për shkak të rreziqeve që ata paraqesin për qytetarët.

Në të kaluarën ka pasur edhe raste tragjike, kur drunjtë kanë zënë qytetarët poshtë duke u marrë jetën.

Qytetarët, ndërkohë, kanë deklaruar se Komuna duhet patjetër t’i zëvendësojë drunjtë e vjetër me të rinj, sidomos tani që ndotja e ajrit në Prishtinë është e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat