Defekt në ujësjellës, ja zonat që mbeten pa ujë

Prishtina

Defekt në ujësjellës, ja zonat që mbeten pa ujë

Më: 24 korrik 2023 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Rrugët “Bajram Bahtiri” dhe “Tomori” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc kanë mbetur sonte pa ujë.

Kjo për shkak të një defekti që ka ndodhur para pak çashtesh në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina thuhet se punimet në korrigjimin e këtij defekti janë ndalur për shkak të rrezikut të madh që është shkaktuar në këtë zonë nga shembja e dheut.

Bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë nesër (e martë) në orët e hershme të mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat