Musmurati prezanton projektin për Mjeshtrin e shkollës

Prishtina

Musmurati prezanton projektin për Mjeshtrin e shkollës

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 18:13
Besianë Musmurati

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njotuar që ka filluar projekti më i ri në arsim, ai i mjeshtrit të shkollës.

Ajo njoftoi që ky projekt do të lehtësojë shumë menaxhimin e shkollave sepse një ekip i mjeshtërve do të jetë në dispozicion 24/7 për çfarëdolloj prishje që ndodhë në shkollat dhe çerdhet e Prishtinës.

Mjeshtri i shkollës nënkupton një ekip mobil që do të jetë në dispozicion të shkollave gjatë gjithë kohës për prishje të rrymës, ujit, dyshemeve, nyjeve sanitare,

Ajo tha që një gjë e tillë nuk ka ndodhë më herët në Prishtinë, dhe për një prishje të vogël është dashtë nxënësit të presin me vite derisa ka reagu komuna. Mjeshtri i shkollës është projekt që po realizohet në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat