6.3 milionë udhëtarë i përdorën autobusët e Trafikut Urban në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Prishtina

6.3 milionë udhëtarë i përdorën autobusët e Trafikut Urban në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Kryeshefi i Ndërmarrjes “Trafiku Urban”, Butim Maraj, ka bërë të ditur se 6 milionë e 300 mijë udhëtarë i kanë përdorur autobusët e Trafikut Urban në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Maraj tha se çdo ditë, rreth 35 mijë udhëtarë i frekuentojnë autobusët urbanë, teksa shtoi se kjo bën që Trafiku Urban të jetë sa më konkret dhe me shërbime më të mira, teksa shtoi se shumë shpejtë do të shtohen edhe 30 autobusë të rinj, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrik.

“Me staf jemi mirë, por nuk jemi mirë me autobusë. Tash jemi në proces të autobusëve të rinj. Procesi momentalisht është një thirrje ndërkombëtare ku përgatitet një dosje për specifikat e autobusëve të cilat na vijnë, ne e dimë përafërsisht autobusët do të jenë 6 elektrik të tjerët do të jenë me emetim, që është një emetim shumë më i ulët edhe më i butë i gazrave të këqija edhe po besoj me 30 autobus të tjerë, neve na bëhen 80 autobusë”, tha Maraj.

Me blerjen e autobusëve të rinj, Maraj shprehet i bindur për eo se “Trafikut Urban” do t’i shtohen edhe linja të reja.

“Në bisedën që e kemi pasur me kryetarin Rama edhe me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike jemi duke e diskutuar mundësinë që shume shpejtë do të fillojmë më një projekt të ri i cili do të përfshinte edhe autobuset, mini-autobusët, në zonat që janë më të rënda dhe kanë mundësi më të vogël të infrastrukturës me pas qasje më të lehtë”, u shpreh tutje Maraj.

E sa i përket vendimit për përdorimin e biletës prej 80 cent, e që mund të shfrytëzohet për 24 orë në të gjitha linjat, Maraj thotë se ka dhënë rezultate të dukshme.

“Me këtë numri i udhëtarëve është rritë për 10 mijë udhëtarë, e që ky numër do të shtohet. Po ashtu ne po punojmë se bashku me komunën, që të krijojmë edhe disa parakushte të tjera që do të krijojnë edhe një momentum por edhe një insentiv për udhëtarët që të udhëtojnë më shumë me trafikun urban se me veturat e tyre”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat