Motoristët "pushtojnë" sheshin në Prishtinë

Prishtina

Motoristët "pushtojnë" sheshin në Prishtinë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 18:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës e ka organizuar ngjarjen "Biker Fest 2023" për herë të parë në sheshin e Prishtinës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Ngjarja “Biker Fest 2023” do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, ndërsa do të zgjasë deri në orën 00:00, raporton KosovaPress.

Në këtë ngjarje janë të pranishëm 1000 motoristë dhe mysafir nga Ballkani dhe gjithë Evropa.

Agjenda do të jetë si më poshtë:

Takimi në sheshin “Xhorxh Bush” nga ora 17:00 deri në 18:30

Defilimi nga ora 18:30 deri në 19:30

Koncerti nga ora 20:00 deri në 00:00 ku do të performojnë “Elita 5”, Shemi i Ilirëve, “TeliKput” dhe DJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat