​Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë në Prishtinë

Prishtina

​Një grua shtatzënë sulmohet nga qentë në Prishtinë

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 20:14
Pamje nga sulmi

Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë në parkun e lagjes Dardania në Prishtinë. Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në mesditë ndërsa u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për qentë endacakë.

Diellëza Rama ka shkruar se raste të tilla me sulme nga qentë endacakë janë të përditshme në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Sot, ne pikë te ditës ne ora 14:50, ne parkun e Dardanisë, jam sulmuar nga 5-6 qenë, te cilët me janë vërsulur dhe me kane rrezuar, ku kam marr lëndime ne bark, krahë & gjunjë, por fatmirësisht i shpëtova me te keqes, mirëpo traumat, shqetësimet dhe frika për rrezikimin e jetës time dhe fëmijës që po pres nuk më janë larguar derisa erdhi emergjenca, me dërguan dhe me trajtuan ne QKUK”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka uruar që ky të jetë rasti i fundit me sulme të tilla.

“Komuna e Prishtinës, Përparim Rama, Alban Zogaj & Donjeta Sahatçiu, unë isha "viktima me fat" sot, por kush do te jepte llogari nëse me kishte ndodhur diçka mua apo bebes time pas sulmit te tmerrshëm në mes të ditës ne parkun e kryeqytetit nga qenet endacak? Prandaj, shpresoj dhe uroj qe rasti im te jete i fundit dhe ju lus te ndërmerrni aksione urgjente dhe konkrete për zgjidhjen e këtij problemi te kamotshëm ne gjithë Prishtinën, e sidomos ne lagjen tone ne Dardani”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat