Komuna e Prishtinës inskenon zjarr në objektin e vjetër, evakuohen personeli e qytetarët

Prishtina

Komuna e Prishtinës inskenon zjarr në objektin e vjetër, evakuohen personeli e qytetarët

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunë e Prishtinës të enjten ka organizuar një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës me qëllim testimin e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.

Shumë shpejt kanë intervenuar edhe zjarrfikësit, duke nxjerr nga objekti, kinse të lënduarit.

Atye u është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët që gjendeshin aty.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori Lulzim Fushtica tha se ky ushtri kishte për synim që të vlerësojë reagimin dhe koordinimin e institucioneve për reagim në zjarre dhe fatkeqësi tjera natyrore për: shuarjen e zjarrit, kërkim shpëtimin, evakuimin e personelit dhe qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat