Në vikend mbyllet rruga "Xheladin Rekaliu" në kryeqytet

Prishtina

Në vikend mbyllet rruga "Xheladin Rekaliu" në kryeqytet

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 17:42
Rruga "Xheladin Rekaliu"

Rruga “Xheladin Rekaliu” në Kodrën e Diellit në kryeqytet në fundjavë do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim se arsyeja e mbylljes së kësaj rruge është asfaltimi.

Asfaltimi do të bëhet në dy udhëkryqe të saj.

Komuna fton drejtuesit e makinave që në vikend të gjejnë alternativa të tjera për lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat