Nesër do të mbyllen për qarkullim dy rrugë në Prishtinë

Prishtina

Nesër do të mbyllen për qarkullim dy rrugë në Prishtinë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 16:19
Prishtinë

Nesër do të mbyllen përkohësisht për qarkullim dy rrugë në Prishtinë, pasi do të zhvillohet dueli ndërmjet Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.

Siç ka informuar komuna e Prishtinës, nesër (e shtunë) do të mbyllen rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” nga ora 07:00 deri të dielën në orën 07:00.

“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit “Fadil Vokrri”.”, ka bërë të ditur komuna.

Dueli ndërmjet Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat