Rama pas vrasjes në Bon Vivant: Krijimi i policisë së kryeqytetit është urgjencë

Prishtina

Rama pas vrasjes në Bon Vivant: Krijimi i policisë së kryeqytetit është urgjencë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 13:25
Pëparim Rama

I para i kryeqytetit, Pëparim Rama, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme në Bon Vivant.

Ai ka thënë se Policia e kryeqytetit duhet të krijohet sa më shpejt.

“Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani”, ka shkruar Rama.

“Diskutuam për çështjen e sigurisë në kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë”.

“Siguria në kryeqytetin tonë është prioritet i yni”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat