Policia bën "kërdinë" në Prishtinë, rreth 452 masa në ditë për kundërvajtje në trafik

Prishtina

Policia bën "kërdinë" në Prishtinë, rreth 452 masa në ditë për kundërvajtje në trafik

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:45
Policia

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se vetëm në muajin korrikka shqiptuar 14,009 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor. Që në ditë i bie rreth 452 masa.

Për tejkalim i shpejtësisë janë shqiptuar 4082 gjoba, për parking të parregullt 3019 gjoba, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes 1172 gjoba, për mospërdorim i rripit të sigurisë 907 gjoba, për drejtim të mjetit pa patentë shofer 321 gjoba, për xhamat të errët dhe vendosja e foljes ose materialit tjetër 285 gjoba, për skadim të afatit të regjistrimit të automjetit 280 gjoba, për tejkalim në vijë të plotë 48 gjoba, për drejtimi të motoçikletës pa patentë shofer 25 gjoba, motoçikleta të larguara nga komunikacioni 18, për drejtim të motoçikletës pa regjistrim 14 gjoba, për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba ndërsa të tjera 3851.

Për kundërvajtjet më të rënda janë shqiptuar edhe: 24 masa administrative, shqiptimi i masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik - marrja e përkohshme e patentë shoferit. 112 masa administrative, vazhdim i masës mbrojtëse. Dhe 72 masa administrative, shqiptimi i masave mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, marrja e përkohshme e patentë shoferit të huaj.

“Me gjithë faktin se policia në vazhdimësi është angazhuar në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe ngjarjeve aksidentale, është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, njoftoi policia.

Policia e rajonit të Prishtinës thotë se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, ndërkaq ftojmë të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të shtojnë kujdesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat