Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin

Prishtina

Nis lirimi i hapësirave publike në “Pejton”, Rama: Po e pastrojmë kryeqytetin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:55
Përparim Rama

Komuna e Prishtinës ka nis të martën lirimin e hapësirave publike në lagjen “Pejton”, përkatësisht në rrugën "Ukshin Hoti", duke rrënuar kështu objektet pa leje që për një kohë të gjatë kanë shfrytëzuar këto hapësira nga bizneset pa leje.

Drejtues të kësaj komune kanë thënë se ky vendim ka për qëllim të bëjë zgjerimin e rrugës në këtë pjesë dhe të shtojë një korsi të re.

Rrënimin e këtyre objekteve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e quajti këtë si një strategji për të përmirësuar trafikun në kryeqytet.

Ai tha se Prishtina po pëson transformim me pastrimin e objekte pa leje.

Rama: Kemi disa ndërtesa pa leje, ato po i pastrojmë

“Kjo është si një pjesë e strategjisë për më përmirësuar trafikun në kryeqytet, pra në këto zona të qendrës. I kemi disa ndërtesa të cilat janë pa leje dhe ato po i heqim, disa ndërtime të vogla duhet më i pastruar për me mundësuar një lëvizje më të mirë dhe më të lirë për qytetarët në Prishtinë. Prishtina ka nevojë të madhe për projekte të madha për punë të mëdha dhe këto jemi duke i bërë, d.m.th. kjo është në vazhdën e punimeve të mëdha që po i bëjmë në transformimin e vazhdueshëm të kryeqytetit. Ideja është që pjesët për këmbësorë të kemi lëvizje të mirë të lehtë”, tha Rama

Po ashtu, kryetari i Prishtinës tha se asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa do të jetë në të ardhmen nëse nuk ndërmerren masa në pjesët rrugore të kryeqytetit.

Ai po ashtu tha se do të krijohet linja rrugore për autobusë, biçikleta dhe trotinete.

Rama: Do të krijohet linja rrugore për autobusë, biçikleta dhe trotinete

“Trafiku nëse ne nuk ndërmarrim masa tash për me krijuar hapësira publikë të mirëfillta për këmbësorë këtu kemi me pas një bllokim total. Ne tash i kemi edhe 30 autobusë të rijnë po e bëjmë edhe linjën të unazës së brendshme kemi me pas autobusë, biçikleta dhe trotinete dhe trafik alternativ përveç makinave. Asgjë nuk është Prishtina kaotike në aspektin e trafikut sa ka me qenë në të ardhmen nëse ne nuk ndërmarrim masa në të ardhmen”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat