Xhaferi: Brenda një muaji nuk do të ketë asnjë gropë në kryeqytet

Prishtina

Xhaferi: Brenda një muaji nuk do të ketë asnjë gropë në kryeqytet

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 00:49
Krenar Xhaferi

Krenar Xhaferi, drejtor i Investimeve Kapitale në Prishtinë, ka thënë se brenda një muaji nuk do të ketë asnjë gropë në kryeqytet.

Xhaferi, i ftuar në Edicionin Special, ka thënë se kjo do të bëhet për shkak të ndarjes zonale të qytetit dhe pas kalimin të bartjes së mjeteve.

“Nga qershori i vitit të kaluar, e kemi ndarë, e kam promovuar që ka qenë ideja ime, ndarjen zonale të qytetit, me gjatë zona me gjashtë kontraktorë në kuadër të qytetit, që është nënshkruar tani pas kalimit të bartjes së mjeteve, mbi një vjet iu ka deshtë nivelit qendror që të na lejoj bartjen e mjeteve, që na ta kemi këtë projekt nga e hëna që vjen”, u shpreh Xhaferi.

“Brenda një muaji nuk do të ketë asnjë gropë në kryeqytet. Brenda një muaji i kemi gjashtë kontraktorë me depot e veçanta në kuadër të zonës, dhe normalisht që ata do t’i trajtojnë”.

Ai theksoi se për vitin tjetër kanë ndarë mjete të njëjta, që kjo sipas tij, të jetë një traditë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat