MAPL thotë se kryesues i Kuvendit të Prishtinës është Kupina e jo Bajqinovci

Prishtina

MAPL thotë se kryesues i Kuvendit të Prishtinës është Kupina e jo Bajqinovci

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:21
Kuvendi i Prishtinës

Ministria e Administrimit të Pushtitet Lokal, ka sqaruar se kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës është Fehmi Kupina dhe jo Pëllumb Bajqinovci.

Në arsyetimin e MAPL-së thuhet se vendimi i mbledhjes së jashtëzakonshme me datë 21.07.2023 është në kundërshtim me procedurën e zgjedhjes së kryesuesit.

Kjo pasi që Kuvendi i Kryeqytetit ligjërisht ka kryesues, andaj fillimisht duhet të zhvillohen procedurat për shkarkimin e tij.

Tutje thuhet se kryeqyteti duhet të ndërmerr veprime brenda afatit ligjor, prej 30 ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat