Rama nënshkruan një marrëveshje për shërbime më të mira për personat me autizëm dhe sindromin Down

Prishtina

Rama nënshkruan një marrëveshje për shërbime më të mira për personat me autizëm dhe sindromin Down

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:34
Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ditën e sotme ka nënshkruar një marrëveshje me drejtoren e shoqatës “Down Syndrome Kosova” për bashkëpunim duke ofruar shërbime për personat me autizëm dhe sindromë Down.

Ai theksoi se qëllimi i kësaj marrëveshje është për përmirësimin e kushteve dhe për integrimin e këtyre personave.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Së bashku me drejtoren e Shoqatës “Autizmi”, znj. Hatixhe Hoxha dhe drejtoren e Shoqatës “Down Syndrome Kosova”, znj. Sebahate Beqiri nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për ofrimin e shërbimeve për personat me autizëm dhe sindromë Down në hapësirat e “Qendrës Ditore Për Rehabilitim, Habilitim dhe Edukim”.

Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i kushteve për trajtimin dhe integrimin e këtyre personave, përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme për ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe profesionale si dhe hapësirë adekuate për njerëz të dashur dhe të veçantë.

Adelinë Sahiti

#prishtinapraktike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat