Edhe pas një viti linja e autobusëve Prishtinë-Graçanicë, jo funksionale

Prishtina

Edhe pas një viti linja e autobusëve Prishtinë-Graçanicë, jo funksionale

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Linja e autobusëve Prishtinë-Graçanicë nuk është funksionalizuar edhe pas një viti të nënshkrimit të marrëveshjes mes dy komunave.

Edhe pse përfaqësuesit e komunave të Prishtinës dhe Graçanicës kanë nënshkruar një marrëveshje më shumë se një vit më parë për vendosjen e linjës së udhëtarëve për transportin e udhëtarëve ndërmjet Prishtinës dhe Graçanicës, ajo ende nuk është funksionalizuar.

Marrëveshja për themelimin e linjës së autobusëve Prishtinë-Graçanicë është nënshkruar në fillim të gushtit të vitit të kaluar nga nënkryetari i Komunës së Prishtinës Alban Zogaj dhe nënkryetari i Komunës së Graçanicës Leutrim Ajeti, të cilët në një deklaratë të shkurtër telefonike për RTK-në, ka theksuar se zbatimi i këtij vendimi është vonuar për shkak të mungesës së autobusëve në GSP Prishtinë.

Marrëveshja që kemi me Komunën e Prishtinës ende nuk ka filluar të zbatohet pasi siç na thanë nga ajo komunë nuk ka autobus të mjaftueshëm. Aktualisht jemi në pritje të dorëzimit të autobusëve të porositur dhe kjo është arsyeja kryesore”, tha për RTK, nënkryetari i Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.

Banorët e Graçanicës theksojnë se vendosja e një linje do të lehtësonte në masë të madhe bllokimet në rrugë dhe do të zvogëlonte kostot e karburantit për ata që udhëtojnë në atë linjë çdo ditë.

Siç ishte planifikuar fillimisht, ndalesa fillestare në linjën Prishtinë - Graçanicë do të ishte në tregun e gjelbër në Prishtinë, dhe autobusi do të lëvizte përmes Veternikut, Hajvalisë për në Graçanicë, ddhe ndalesa përfundimtare në Kishnicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat