Rihapet parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, qytetarët do të rimbursohen për ditët e humbura

Prishtina

Rihapet parkingu prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, qytetarët do të rimbursohen për ditët e humbura

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Nga sot parkingu ne rrugën “Dritan Hoxha” (parkingu i madh prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve) është i hapur, i pastër dhe me shumicën e vendparkingjeve në dispozicion të qytetarëve.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës dhe Prishtina Parking.

Po ashtu komuna ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që kanë pasur kartela mujore, u mundësohet zgjatja e kartelës për ditët sa ka qenë parkingu jofunksional ose rimbursohen.

Kujtojmë, parkingu në fjalë gjatë së shtunës është shfrytëzuar për mbetjen e një koncerti nga ana e reperit Capital T.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat