​Përurohen shkallët te Posta e Madhe

Prishtina

​Përurohen shkallët te Posta e Madhe

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 20:25
Shkallet

Janë përuruar shkallët te Posta, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Shkallët tek Posta e Madhe në Prishtinë për vite të tëra ishin në gjendje të rëndë infrastrukturore, madje edhe të rrezikshme për të ecur në to.

Kujtojmë se punimet për rregullimin e tyre nisën vjeshtën e vitit të kaluar, gjegjësisht në tetor të 2022-ës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat