Sahatçiu: Pse Mujeci i zënë me drogë u emërua nga VV pikërisht si aksionar në Stacionin e Autobusëve

Prishtina

Sahatçiu: Pse Mujeci i zënë me drogë u emërua nga VV pikërisht si aksionar në Stacionin e Autobusëve

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:48
Donjeta Sahatçiu

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu nga radhët e PDK-së, ka pyetur se pse asamblisti i VV-së Fisnik Mujeci, i zënë me drogë sot në Shqipëri, u emërua pikërisht si aksionar në ndërmarrjen që menaxhon udhëtimet e linjave të autobusëve?

Ajo ka thënë se kjo është pyetja kryesore me interes publik për taksapaguesit e Prishtinës rreth ngjarjes së sotme.

“Për më tepër, kur emërimi i po të njejtit është bërë me seancë të jashtëzakonshme për të destabilizuar punën e Kuvendit të Kryeqytetit, në emër të “kthimit të ndërmarrjeve në të mirën e interesit të qytetarëve”. Qysh na qenka mbrojtur realisht interesi i qytetarëve me zëvendësimin e aksionerit të kaluar me Mujecin si aksioner të ri në ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve”?”, ka shkruar ajo.

Sipas saj. VV duhet të japë përgjegjësi kolektive e jo të mjaftohet me përjashtimin e Mujecit.

“Subjektet politike edhe mund të distancohen nga individë anëtarë për veprime të tyre individuale. Por, nuk mund të distancohen kalimthi pa dhënë përgjegjësi kolektive, kur të njejtin anëtar që sot me shfaqje teatrale e gjykon për veprime individuale në komision disiplinor dhe e përjashton nga grupi, ka vendosur dikur t’a emërojë si aksioner përfaqësues të subjektit në ndërmarrjen ku po ky veprim u mundësua”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat