Rama dekoron nxënësit e kryeqytetit pas pjesëmarrjes së tyre në STEM 2023 në Paris

Prishtina

Rama dekoron nxënësit e kryeqytetit pas pjesëmarrjes së tyre në STEM 2023 në Paris

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 21:50
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dekoruar me medalje nxënësit e kryeqytetit, pas pjesëmarrjes së tyre në Olimpiadën STEM 2023 në Paris.

Ai, për ceremoninë e dekorimit tw këtyre nxënësve, gjatë ditës së sotme, ka njoftuar në faqen e tij në Facebook.

“Sa qejf me përmbyllë javën me super nxënës kryeqytetas. Në hapsirat tona të punës prita shumë nxënës t’dekoruar me medalje t’arta, bronzta dhe argjenta në Paris në kuadër të pjesëmarrjes në Olimpiadën STEM 2023”, ka shkruar Rama në faqen e tij.

I pari i Prishtinës, e cilësoi si një nder shumë të madh, pjesëmarrjen e nxënësve prishtinas në Olimpiadë, duke e lartësuar kështu sipas tij emrin e Kosovës në gara ndërkombëtare.

“Nder shumë i madh i madh për Kryeqytetin që të gjithë ishin nga Prishtina, duke lartësuar emrin e Republikës së Kosovës në gara ndërkombëtare. Me këtë rast, ndava mirënjohje për Arion Sylëm, Kron Selmanajt e Kushtrim Kajanit, të tre të ranguar në treshen e më të mirëve në shkencë, matematikë dhe kodim”, është shprehur Kryetari Përparim Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat