Parkimet ilegale në gjelbërim, Prishtina Parking fton qytetarët t’i raportojnë

Prishtina

Parkimet ilegale në gjelbërim, Prishtina Parking fton qytetarët t’i raportojnë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Prishtina Parking apelon tek qytetarët që të raportojnë parkimet ilegale në gjelbërim.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, “legjislacioni dhe rregullativa në fuqi autorizon N.P.L. Prishtina Parking që të trajtojë parkimet ilegale në zonat e parkimit të menaxhuara nga Prishtina Parking përfshirë zonat e gjelbërta në kuadër të parkingut.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Legjislacioni dhe rregullativa në fuqi autorizon N.P.L. Prishtina Parking që të trajtojë parkimet ilegale në zonat e parkimit të menaxhuara nga Prishtina Parking përfshirë zonat e gjelbërta në kuadër të parkingut.

I njoftojmë të gjithë qytetarët që të raportojnë parkimet ilegale në gjelbërim në [email protected] me qëllim që të reagojmë.

Të gjitha të hyrat e realizuara nga gjobat e parkimit ilegal në gjelbërim do të investohen në projekte për gjelbërimin e hapësirave për rreth parkingjeve dhe në gjelbërim të lagjeve së bashku me Drejtoritë e Komunës dhe Ndërmarrjet Publike Lokale të fushës në Kryeqyteti Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat