Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën për furnizim me biçikleta

Prishtina

Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën për furnizim me biçikleta

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës i ka porositur 100 biçikleta për t’u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë në qytet.

Në një afat dymujor, kur pritet të realizohet projekti, komuna do të bëjë gati 10 stacione për vendosjen e biçikletave.

Për këto 100 biçikleta do të jenë 10 stacione, e si për fillim shfrytëzimi i këtyre biçikletave pritet të jetë falas. Qytetarët besojnë se shtimi i biçikletave në qytet do të ndikojë në uljen e përdorimit të madh të makinave.

“Sa ma pak komunikacion motorrik, aq ma mirë sepse ajri është më i pastër, ndotja është më e pakët. Dëshiroj që veç të shkoj puna mbarë”, tha një  qytetar i Prishtinës.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se objektiv kryesor i komunës është rritja e përdorimit të biçikletave.

“Objektivi kryesor i projekti ka të bëjë me vetëdijesimin e qytetarëve për përdorim të biçikletës, por në të njëjtën kohë edhe të rrisë shprehinë e përdorimit të biçikletës sepse deri më tani edhe me konsulencën holandeze matjet të cilat janë bërë del se përdorimi i biçikletave në kryeqytet është shumë i vogël”, tha Musliu.

Përmes një aplikacioni, qytetarët do të kenë mundësi të marrin në shfrytëzim biçikletat, derisa përmes GPS-it do të dihet se kush e ka në shfrytëzim biçikletën në kohë reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat