Unaza e Prishtinës ndriçohet për herë të parë me sistemin e mençur

Prishtina

Unaza e Prishtinës ndriçohet për herë të parë me sistemin e mençur

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një fotografi të ndriçimit për herë të parë të Unazës së Brendshme të Prishtinës me sistemin e mençur.

“Prishtina jonë me Sistem të Mençur të Ndriçimit për herë të parë”, ka shkruar Rama.

“Vazhdojmë transformimin në Smart City”.

E kënaqur me këtë pamje ka qenë edhe nënkryetarja e kësaj komune, Donjeta Sahatçiu, e cila e ka ndarë të njëjtën pamje.

“Për herë të parë, ndriçuam unazën e brendshme të Prishtinës me sistemin smart. Që nga sonte, ndriçimi menaxhohet më shpejt e më lehtë”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat