Disa lagje në Prishtinë, sot do të mbesin pa ujë për pesë orë

Prishtina

Disa lagje në Prishtinë, sot do të mbesin pa ujë për pesë orë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Sot në Prishtinë nuk do të ketë ujë për pesë orë në disa lagje të Prishtinës.

Kjo pasi siç tha kompania rajonale e ujësjellësit KRU Prishtina, do të realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit

Lagjet që do të mbeten pa ujë nga ora 11:00 deri në orën 16:00  janë Hajvalia, lagjja 038, lagjja Qëndresa, lagjja Qershia, lagjja NIC, Priam Village, Swiss Village, zona industriale në Çagllavicë deri te hotel Emerald.

“Punimet realizohen për infrastrukturë më të mirë të rrjetit të ujësjellësit”, tha kompania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat