Rama: Po e rregullojmë infrastrukturën, Tregu i veturave dhe Autoshkollat do të vendosen në lokacion të ri

Prishtina

Rama: Po e rregullojmë infrastrukturën, Tregu i veturave dhe Autoshkollat do të vendosen në lokacion të ri

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 22:06
Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar të mërkurën për fillimin e punimeve në rregullimin e infrastrukturës në kryeqytet.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të funksionalizohet parkingu i madh në hyrje të Prishtinës.

Po ashtu, tregu i drunjve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.

“Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave. Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave”, ka shkruiar Rama në Facebook.

Sipas tij, komunikacioni do të ketë shumë lehtësime me përmbylljen e këtij projekti.

“Së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi dhe Drejtorin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi vizituam punimet të cilat tashmë vetëm se kanë filluar në realizimin e këtij projekti të madh”, ka përfunduar kryetari Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat